Numri i përgjithshëm i kërkesave të marra për pjesëmarrje në realizimin e projektit për centralin atomik “Belene” janë 13. Shtatë prej tyre janë të kompanive, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë si investitorë strategjikë në projektin e ardhshëm. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një konferencë shtypi në Ministrinë e Energjetikës. Ajo shtoi se në dy deklaratat për pjesëmarrje është parashtruar kërkesë për pjesëmarrje në projekt nëpërmjet furnizimit të pajisjeve dhe pjesëmarrjes në strukturimin e financimit të projektit. Ka katër deklarata të tjera, ku është shfaqur dëshirë për pjesëmarrje nëpërmjet marrjes së një pjese minoritare në projekt dhe lidhjes së kontratës për blerjen e energjisë elektrike. Një komision prej ekspertësh bullgarë do të vlerësojë ofertat dhe brenda 90 ditëve do të përgatisë një listë të shkurtër me emrat e kompanive, të cilat do të ftohen që të vazhdojnë më tej. Nuk parashikohet ankim i vendimeve të marra nga komisioni. Çdo një hap në konkurs do të votohet nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi Popullor.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..