Tempi i rritjes së Produktit real të Brendshëm Bruto të Bullgarisë gjatë vitit 2019 të bëhet 3.7%, duke shënuar një përshpejtim në krahasim me vitin 2018, kur rritja ishte 3.1%. Këtë e parashikon Banka Popullore Bullgare në pasqyrën e saj ekonomike për tremujorin e dytë të vitit 2019. Në analizën e saj për tremujorin e parë Banka Popullore Bullgare priste që rritja të ishte në kuadrin e asaj të vitit të kaluar, por tani ajo i ka bërë revizion prognozës së vet për shkak të punësimit më të madh, rritjes së të ardhurave, interesave të ulëta të kredive, të cilat do të vazhdojnë ta përkrahin rritjen e konsumit privat. Përmirësimi i parashikuar i aktivitetit të investitorëve gjithashtu do të përkrahë rritjen e konsumit të brendshëm, vë në dukje Banka Popullore Bullgare.
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..