Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon resorin kyç “Bujqësi” në Komisionin e ri Evropian

Foto: BGNES

Bullgaria kërkon që të marrë resorin “Bujqësi” në Komisionin e ardhshëm Evropian, sipas botimit të autoritetshëm “Politiko”. Ai duhet t'i jepet Maria Gabrielit, e cila në këtë moment është komisionarja bullgare për ekonominë dhe shoqërinë digjitale. “Kemi interes nga portofoli bujqësi”, ka deklaruar një përfaqësues bullgar përpara botimit. Diplomati ka deklaruar po kështu se nuk mund të ripohojë me siguri  se vendi ynë do ta marrë, por çështja po shqyrtohet  nga kryeministri bullgar  Bojko Borisov dhe kryetarja e ardhshme e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen. Bujqësia është një resor kyç, ajo disponon disa nga mjetet më të mëdha për shpërndarje dhe shpesh çështjet e lidhura me bujqësinë kanë shkaktuar debate të zjarrta në kuadrin e bashkësisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun vendoset kontroll i përkohshëm kufitar

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...

botuar më 24-12-18 4.46.MD

KE identifikoi sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria

Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..

botuar më 24-12-18 4.39.MD
Admirali Emill Eftimov

Shefi i Mbrojtjes: Nuk ka asgjë të re për ushtrinë bullgare në marrëveshjen me Ukrainën

Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..

botuar më 24-12-18 3.29.MD