2,6 milionë euro është gjoba për Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, e parashikuar për shkak të daljes së të dhënave personale të mbi 5 milionë bullgarëve. Informatën e njoftoi përpara televizionit BTV kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të dhënave personale Vencisllav Karaxhov. Agjencia Kombëtare e të Ardhurave do të ketë 3 ditë që të paraqesë ankesa kundër sanskionit , saktësoi Karaxhovi. Sipas ligjit gjoba mund të kalojë 10 mln euro. "Kjo gjobë është e mjaftueshme duke pasur parasysh sjellën e përgjegjshme të administratorit. Sanksioni imponohet, që të mos përsëritet kjo sjellje", vuri në dukje zoti Karaxhov.
Akti për shkeljen administrative”, të formuar kundër Agjencisë Kombëtare të të ardhurave nga Komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale është kundërshtuar brenda periudhës ligjore 3-ditore, njoftuan nga departamenti i të ardhurave. Dekreti penal, me të cilin komisioni vendos sanksion me përmasë të 5,1 milionë leva, po kështu do të apelohet në gjykatë.
Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..
Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..