Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkitektja Penka Stançeva projekton një laborator për shkencëtarët tanë në Antarktidë

Shkencëtarët tanë në Antarktidë do të disponojnë një laborator modern në Antarktidë. Një grup arkitektësh, në krye me Penka Stançevën, fituan konkursin ndërkombëtar për bazën e re në kontinentin e akullt.

Laboratori do të shtrihet në një sipërfaqe prej 250 metrash katrorë në ishullin Lvingston, ku ndodhet baza polare bullgare dhe do të vendoset mbi pilona, që të mos e mbulojë dëbora. Laboratori do të ketë forma të thjeshta dhe strukturë të fortë dhe do të jetë një strehë e sigurt për shkencëtarët, të cilët studiojnë ndryshimet klimatike dhe shumëllojshmërinë e botës kafshore dhe bimore.

“Baza e re do të jetë një godinë me një kat, që ngjan shumë me shtëpitë me arkitekturë tradicionale në zonat më të largëta dhe të ftohta – thotë arkitektja Penka Stançeva. – Ideja jonë është që ta zmadhojmë dhe ta modernizojmë godinën. Materialet që do të përdorim janë një konstruksion prej metali për pjesën kryesore të godinës dhe termo-panele, që të mund të izolohet mirë hapësira e brendshme dhe të pakësohen maksimalisht humbjet e ngrohtësisë.”

Sipas arkitektes ndërtimi në një prej vendeve më të pastra të planetit duhet të jetë më diskret, më human, të na bëjë që të ndihemi si të jemi në shtëpi. Mirëpo, komoditetin shtëpiak e krijojnë njerëzit, është e bindur ajo, ndërsa profesionistët vetëm mund të ndihmojnë në një ose tjetër mënyrë.

“Nga bisedimet e pakta që kam pasur me shkencëtarët në Antarktidë kam mbetur me përshtypjen se ata janë një ekip i përzemërt – këta janë njerëz, të cilët adaptohen në kushte shumë të rënda të frymëzuar nga dashuria e tyre ndaj natyrës – e vazhdon tregimin e vet arkitektja Penka Stançeva. – Kjo përshtypje, që kam krijuar, për mirëkuptimin e tyre, më ka frymëzuar për të krijuar më tepër një shtëpi dhe jo një laborator. Po, patjetër, kjo do të jetë pajisje shkencore, por u përpoqa të ruajë në mënyrë indirekte kushtet për mikroklimën, të cilën vetë njerëzit do të krijojnë pas kësaj. Sa i përket arkitekturës, atmosfera e ngrohte krijohet kryesisht nëpërmjet dimensioneve – një hapësirë komode nuk duhet të jetë as tepër e madhe, as tepër e vogël, si dhe nëpërmjet materialeve dhe ngjyrave. Thënë me fjalë të tjera, ky laborator do të jenë një kombinim prej vizualitetit dhe funksionalitetit.”

Baza bullgare “Shën Klementi i Ohrit” e ka fillimin e vet që në vitin 1988, kur në ishullin Livingston u ngritën dy ndërtesa të parafabrikuara.

Më vonë atje u ndërtua dhe një godinë multifunksionale, si dhe tempulli i parë ortodoks në kontinent, me emrin e Shën Ivan Rillskit.

Pajisja e ardhshme do të përgjithësojë karakterin e ndërtimit të deritanishëm, duke u bashkuar me të në një kompleks unik arkitekturor – për shembull shtëpitë e vogla me çati me majë të mprehtë do të rikrijohen si një element artistik te hyrja e godinës. Laboratori do të kushtojë rreth 400 mijë euro (800 mijë leva) dhe do të ndërtohet jo më vonë se tre vjet nëpërmjet financimit evropian dhe mjeteve nga buxheti shtetëror. Sipas fjalëve të Hristo Pimpirevit, drejtor i Qendrës Kombëtare për Studime Polare, investimi ia vlen, sepse e ardhmja e njerëzimit është Antarktida për shkak të burimeve të saj të pashtershme të ujit të freskët, të resurseve minerale dhe të turizmit në zhvillim.

Motori i projektit të laboratorit të ri bullgar është Penka Stançeva nga Plovdivi, e cila aktualisht është duke realizuar ëndrrat e saj profesionale në Kili. Arkitektja është mbajtëse e çmimeve të shumta, ndër të cilat “Godina e vitit” për restaurimin e Shtëpisë së Jabllanskit në kryeqytet dhe çmimi për bashkëpunim të tërësishëm të “Baumit”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë është puna për bullgarin – nga ministri deri në njeriun e pastrehë

Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..

botuar më 25-05-01 5.50.PD
Gabriella Haxhikostova

Gabriella Haxhikostova: Bullgarët në Hungari gëzojnë një respekt të madh

Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..

botuar më 25-04-30 7.05.PD

Radioja Kombëtare Bullgare ecën me siguri me kohën dhe tani ka lajme me një avatar virtual

Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios publike tani lexohen nga një avatar i inteligjencës artificiale i trajnuar në bullgarisht, në një..

botuar më 25-04-29 12.07.MD