Avokatja e popullit Maja Manollova deklaroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar bashkie në kryeqytet dhe për këtë arsye do të japë dorëheqje nga posti i saj aktual. Lighur me këtë Kryeministri Bojko Borisov nënvizoi se pikërisht partia e tij GERB e ka bërë Manollovën mbrojtëse të të drejtave të qytetarëve. Një ditë më parë kryetarja aktuale e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova gjithashtu shpalli se do të marrë pjesë në garën zgjedhore për Sofjen. Për këtë arsye Borisovi tha se shpreson se Maja Manollova dhe Jordanka Fandëkova do të zhvillojnë një fushatë korrekte zgjedhore.
Sonte në oborrin e Bazilikës së Madhe shërbehet një meshë lutjeje, e më pas një koncert festiv kushtuar 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kremtimet në Varna filluan në prag të ditës kur..
Në një takim në Akademinë Bullgare të Shkencave, kryetarja e Akademisë Evelina Sllavçeva dhe Komisionerja Evropiane për Bizneset e Reja, Kërkimin dhe Inovacionin Ekaterina Zaharieva diskutuan pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e..
Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm. Sipas statistikave shëndetësore, rreth 170 mijë bullgarë janë bartës të një..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja..