Kryeministri Bojko Borisov ripohoi në Berlin angazhimin e Bullgarisë ndaj integrimit evropian të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Në një takim me Kryetarin e Grupit të Bashkimit Kristian Social (CSU) në Bundestag Alexander Dobrindt Borisov deklaroi: “Unë ju propozoj që Ballkani Perëndimor dhe në përgjithësi Gadishulli Ballkanik të bëhet një prej viseve më tërheqëse të Evropës. Dobrindt e falënderoi Bullgarinë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe nënvizoi afërsinë në marrëdhëniet mes dy shteteve tona. Borisovi është mysafir nderi në mbledhjen e grupit parlamentar të Bashkimit Kristian Social – partneri bavarez i Bashkimit Kristian Demokratik të Kancelares Angela Merkel.
Ministri i kulturës Marian Baçev përshëndeti pjesëmarrësit në sesionin e 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili po zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë në selinë qendrore të organizatës ndërkombëtare në Paris. Në takim..
Nga data 7 deri më 20 korrik, Forcat Detare të Bullgarisë po zhvillojnë stërvitjen e 29-të Kombëtare Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “BRIZ 2025”, njoftoi shtabi i Forcave Detare. Stërvitja zhvillohet në ujërat territoriale dhe zonën ekskluzive..
Efekti negativ për Bullgarinë pas vendosjes së mundshme nga SHBA-të të një tarife prej 25% për mallrat nga BE do të arrijë në 678 milionë dollarë. Si pasojë, eksporti i përgjithshëm i vendit do të ulet me 0.49% në baza vjetore krahasuar me vlerat e..
Bullgaria vlerëson lart përpjekjet e vazhdueshme të Katarit për ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të..
Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°C. Në Sofje pritet 19°C. Gjatë ditës do të mbetet me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite..