Përfaqësues nga 22 vende evropiane si dhe  nga Turqia, Izraeli dhe Libani janë duke marrë pjesë në takimin e shtatë  ndërkombëtar të garave me motor në Plovdiv, nga 4 deri më 8 shtator. Takimi synon të prezantojë  Plovdivin si Kryeqytetin Evropian të Kulturës, si dhe traditat, kulturën,  stilin e jetesës, kuzhinën dhe natyrën e rajonit. Vizitat në Kalanë e Asenit dhe në Manastirin e Baçkovos janë pjesë e  programit kulturor, ndërsa pjesa argëtuese përfshin një festival të kuzhinës  dhe birrës e një koncert rok. Më 6 shtator në ditën e Bashkimit të Bullgarisë  do të mbahet një paradë moto me dritë, pas së cilës pjesëmarrësit do të  bashkohen në festimet. Më  7 shtator në rrugët e Plovdivit do të zhvillohet një paradë motorike ndërkombëtare,  e cila do të përfundojë me një koncert të titulluar “Folklori bullgar përmes syve  të botës”. 
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..