Më 6 shtator adhuruesit e vrapimit nga i gjithë vendi do të vrapojnë nëpër bulevardet qendrore të Sofjes në maratonën e pestë të stafetës “Sofja Ekiden Maratonë”. Fillimi është në orën 9 përpara stadiumit kombëtar “Vasill Levski” në kryeqytet. Fillimi do të jepet nga ambasadori japonez Masato Vatanabe. Maratona është pjesë nga edicioni i 30 i Ditëve të kulturës japoneze në Bullgari. Ngjarja ka për qëllim të popullarizojë jo thjesht vrapimin në stafetë në Bullgari, por dhe shpirtin e përbashkët si ekip - për këtë qëllim pjesëmarrësit në maratonë do të bashkohen në skuadra me nga 6 veta. Përveç kësaj, sipas organizatorëve, mes qëllimeve të maratonës së sivjetshme do të jenë po kështu shënimi i 134 vjetëve nga Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, 140 vjet nga krijimi i zyrës diplomatike bullgare dhe 15 vjet Bullgari në NATO.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..