Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare deri më 30 qershor 2019 në Bullgari janë derdhur 624 mln euro nga bullgarët që punojnë dhe banojnë jashtë. Më shumë mjete kanë ardhur nga Gjermania, SHBA-ja dhe Spanja. Ka familje, të cilat çdo vit marrin të paktën 1200 euro nga jashtë. Ekonomistët shënojnë se edhe pas kthimit të tyre në mëmëdhe bullgarët që punojnë jashtë derdhin para në ekonominë kombëtare. Mjetet nga jashtë janë të rëndësishme edhe për prodhuesit bullgarë, sepse me to blihen mallra për tregun vendas dhe kjo rrit të ardhurat e kompanive.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..