Përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it dhe organizatave e pacientëve dhe qytetarëve nënshkruan në Sofje një memorandum kundër reklamës, promovimit dhe sponsorizimeve nga ana e industrisë së duhanit. “Bullgaria është palë e Konventës për kontroll të duhanit, por nuk respekton rregullat e saj”, mendon d-r Mihaill Okolijski nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Sofje. Sipas studimeve të organizuara nga universiteti “Xhons Hopkins” të zhvilluara më 2017 rreth 96% prej shkollave në Sofje kanë objekte tregtare, ku shiten produktet e duhanit, kurse 25% prej të rinjve në moshë 16-vjeçe në vend pinë duhan rregullisht. Çdo një formë e reklamës, e cila arrin tek të rinjtë i rrit shanset (7%) që ata të fillojnë të pinë duhan, thegojnë studimet.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..