Ministri i brendshëm Mlladen Marinov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Dimitër Georgiev informuan Parlamentin në Sofje për akuzat ndaj kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov për spiunim në favor të Rusisë.
Mlladenovi informoi se në lidhje me këtë çështje janë ndalur përkohësisht tetë veta dhe janë bërë kontrolle dhe sekuestrime në territorin e qyteteve Sofje, Pernik dhe Breznik (Bullgari Perëndimore).
Georgievi pohoi se me ndihmën financiare të shtetasve rusë, me të cilët Malinovi ka mbajtur lidhje, janë financuar nisma me qëllim imponimin e politikave të caktuara në Bullgari. Njëri prej këtyre shtetasve është përfshirë në listat e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së për veprime kundër tërësisë territoriale të Ukrainës, tjetri është një oficer i rangut të lartë të inteligjencës ruse. Gjatë udhëtimeve të shumta të Malinovit në Rusi ai ka marrë nga këta persona udhëzime, në disa raste dhe mjete financiare. Ka përpiluar raporte në gjuhën ruse për domosdoshmërinë për riorientimin gjeopolitik të Bullgarisë.Kina është vendi që përfiton më shumë nga politika e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, tha për CNN presidenti bullgar Rumen Radev.Lidhur me luftën në Ukrainë, Radev beson se po afron momenti kur “Ukraina mund të mbetet pa njerëz për të luftuar”...
Ndoshta jam i modës së vjetër, por besoj fuqimisht në demokraci me propozimin tim për një referendum mbi aplikimin e euros në Bullgari. Disa udhëheqës besojnë te teknokracia, të tjerë te forca lëvizëse e ekonomisë. Por nëse nuk ka demokraci, e gjithë..
Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e presidentit Rumen Radev për të përmbysur vendimin e kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova. Me vendimin e saj, Kisellova i pengoi deputetët të shqyrtonin kërkesën e kreut të shtetit..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të..
Autostrada e ardhshme Rilla nga pika kufitare Gjueshevo deri në Dupnica do të kushtojë rreth 1.5 miliardë euro. Kjo u tha në një takim pune te..