Qeveria i dha mandat ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova për negociata me kompaninë “Contur Global” për ndërprerjen e marrëveshjes për blerjen e korrentit nga ana e shtetit. Marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike nga shteti me çmime të llogaritura pa respektuar parimet e tregut të lirë është lidhur në vitin 2001 ndërmjet “Kompanisë Elektrike Kombëtare” dhe “Contur Global Maritsa Iztok 3”.
Motivi për ndryshimin e kërkuar është vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e çështjes gjyqësore kundër Bullgarisë për shkeljen e ambientit të konkurrencës. Sipas rregullave të BE-së marrëveshja në fjalë në fakt është ndihmë nga ana e shtetit bullgar për një kompani private – një praktikë që nuk lejohet në BE. Ankesa ishte paraqitur në Bruksel nga organi shtetëror i mbikëqyrjes – Komisioni i Kontrollit të Energjisë dhe Ujit.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..