Më 14 shtator Kisha Ortodokse kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar të Zotit Jesu Krisht, ose Ditën e Kryqit, siç e quan populli. Sipas traditave të vjetra të krishtera në këtë ditë uji bekohet në tempull dhe priftërinjtë kalojnë në shtëpitë e besimtarëve, që të spërkatin me ujë të bekuar për shëndet. Sipas legjendës Shën Elena – nëna e perandorit Konstantin i Madh, ka qenë e krishterë e flaktë.
Ajo u nis drejt vendeve të shenjta në Palestinë, që të kërkojë varrin e Zotit, i cili dy shekuj më herët ishte fshehur nga dëbuesit e të krishterëve. Përpjekjet e saj u kurorëzuan me sukses. U gjetën shpella e varrit, si dhe tri kryqe. Cili prej tyre ishte ai i Krishtit u kuptua kur me njërin ishte prekur një njeri të vdekur dhe ai u ringjall. Një pjesë të vogël prej këtij Kryqi Jetëdhënës Elena ia dërgoi birit të vet Konstantin në Kostandinopojë, ndërsa vetë Kryqi u vendos në kishën kryesore të Jerusalemit. Pas pak kohe mbi shpellën e Varrit të Zotit ndërtuan një tempull, i cili ekziston edhe sot e kësaj dite.
Ai u bekua solemnisht më 14 shtator të vitit 335. Në Bullgari në vigjilje të Ditës së Kryqit mijëra besimtarë grumbullohen në krahinën “Pylli i Kryqit” në malin Rodope, ku sipas besimeve është groposur një pjesë prej Kryqit Jetëdhënës. Sipas legjendës natën me të gdhirë Dita e Kryqit Zoti vjen në Tokë dhe zbaton çdo një urim të sinqertë, të drejtuar ndaj Zotit me lutje. Në përfytyrimet e popullit tonë kjo festë është lidhur me fundin e verës dhe me fillimin e stinës bujqësore të vjeshtës, ndërsa dita dhe nata kryqëzohen (barazohen).
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..