Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Plovdiv 2019 - Kryeqyteti Evropian i Kulturës

“Nga zjarri-zjarr” - festa të Qytetit të Vjetër të Plovdivit

Zjarri, i cili krijon ndjenjën e shtëpisë, do të lidhë në një fije të ngrohtë ngjarjet e festivalit “Festa të Qytetit të Vjetër”. Në prag të vjeshtës banuesit e qytetit Plovdiv do t’u japin jetë rrugëve dhe shtëpive në pjesën e vjetër të qytetit të vet, duke gërshetuar antikitetin me të renë, të kaluarën me të ardhmen.

“Nga zjarri-zjarr” është motoja e cila frymëzon festat e sivjetshme në Qytetin e Vjetër, sepse ky vend i bukur ndez shkëndije tek njerëzit të cilët e vizitojnë. Nga data 16 deri më 22 shtator këtu do të ketë takime  me krijues të shquar, aventura dëfryese dhe pasione kulinare. 

Fotoekspozita “Plovdivi në jetën e Evropës” rreth Teatrit Antik do të na fusë në atmosferën festive, duke zbuluar sesi Kontinenti i Vjetër hyn në jetën, në arkitekturën, në kulturën e qytetit. 

Ky është një foto-tregim për ato bashkësi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit të 20, të cilët kanë jetuar në qytetin Plovdiv - thotë Donka Nallbantova nga Instituti Bashkiak  “Plovdivi i Vjetër”. Kurse ato janë shumë-gjermane, franceze, italiane, çeke, ruse dhe që të gjitha kanë lënë grimca nga kultura e tyre në qytetin tonë. Një fotoekspozitë tjetër “Shtëpi  retrospektive”, do të tregojë sesi dikur janë dukur shtëpitë, sesi gjatë viteve janë restauruar dhe konservuar. Në këtë mënyrë njerëzit do të afrohen deri tek shtresat kulturore, të cilat krijojnë identitetin tonë. Jubileu 100 vjeçar i Nokollaj Hajtovit do të festohet me monospektaklin “Pemë pa rrënjë” të aktorit Vasill Banov dhe me një premierë të librit biografik, të shkruar nga vajza e shkrimtarit Elena Hajtova.


Një spektakël do të kujtojë sesi  princi Ferdinand e ka shpallur gjatë vitit 1908 Bullgarinë për një shtet të pavarur dhe është bërë mbret i bullgarëve.


Por mbase ngjarja më e spikatshme “Nëpër palët e kohës”, do të na çojë drejt një koleksioni, mbase më i madhi në Ballkan. 

Mbi 700 hekura do të prezantohen në objektet e “Plovdivit të Vjetër”-tregon  Donka Nallbantova. Ekspozita do të shoqërohet dhe me shëtitjen kulturore “Koleksionuesi i hekurave”- do të nisemi nëpër palët e kohës nëpër të gjitha shtëpitë, në të cilat do të hapet ekspozita. Ajo do të mbetet aty minimum dy javë, që të mundet më shumë njerëz të shijojnë hekurat e vjetra.  

Zjarri është i pranishëm në emërtimin e dy ngjarjeve në shtëpinë me pikturat e Zllatju Bojazhievit. “Qenie prej zjarri dhe ngjyra në lëvizje” do të paraqesë krijimtarinë e piktorit të njohur përmes demonstrimit të teknikave në formë mozaiku, kurse shtojzovallet nga programi i zjarrtë dëfryes “legjendë për zjarrin” do ta ndezin publikun me emocionin e vet, i cili ka gërshetuar muzikë, piktura dhe valle.

Petër Velinov e adreson ekspozitën e vet “Steampunk” ndaj më të rinjve, që të mund t’u tregojë sesi në botën tonë të përmbushur me plehra të shumta u fut dhe u ngjall jetë jashtëzakonisht të bukur hekurave të papërdorshme, pjesëve të automobilave, ingranazheve, duke i kthyer në skulptura. Kurse më të vegjlit do të dëfrejnë me gjethet e misrit. 

Çdo vit organizohen punishte me tematikë të ndryshme dhe gëzohem se sivjet do të bëjmë punishte, në të cilat fëmijët të mund të krijojnë sende nga ky material - tregon akoma  Donka Nallbantova. Prej gjetheve të misrit akoma në lashtësi njerëzit kanë bërë kukulla për fëmijët e vet, por në ditët tona autorët kanë ide të shumta dhe do të paraqesin teknika të shumta dhe të ndryshme. 

Shija e Plovdivit po kështu do të prezantohet në Qytetin e Vjetër - do të ketë tregje të fermerëve, një kuzhinë kombëtare, birrë, akullore në karroca retro. Në këtë kohë bakërpunuesit, përpunuesit e lëkurave si dhe zanatçinjtë e tjerë do të parashtrojnë krijimet e mjeshtërisë së vet nëpër rrugën kryesore “Sëborna”. Fytyra moderne e Qytetit do të pulsojë në ritmin e zjarrit të muzikës së B.T.R.,  Kottarashky, Das Weltschmerz DueTT, RomaNeno Project.

Dhe të gjitha do të përfundojnë me “Një det prej dashurie” - 8 çifte të dashuruara do të martohen dhe do të thonë “po” mes interierit të veçantë dhe autokton të shtëpive në Qytetin e Vjetër.

Foto: Instituti Bashkiak  “Plovdivi i Vjetër”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD