Gjatë një operacioni të MPB-së dhe prokurorisë u shpartallua një grup kriminal për trafikim ilegal organesh për transplantim. Që nga fillimi i vitit grupi ka organizuar pesë transplantime ilegale veshkash të shtetasve bullgar në Turqinë fqinje. Organizatorët kanë vendosur kontakt mes recipientëve dhe donatorëve. Çdo një donator ka marrë nga 5000 deri në 7000 euro. Zakonisht këta kanë qenë përfaqësues të minoriteteve, që kanë borxhe. Të sëmurët, të cilët kanë kërkuar një veshkë të re, kanë paguar rreth 50 000 – 100 000 euro. Në fakt vetëm 25 000 euro prej këtyre mjeteve janë përdorur për vetë operacionin. Gjatë aksionit organizatorët bashkë me një donator dhe një recipient janë kapur në një veturë në Pikëkalimin “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë.
Aktualisht nevojtarët në Bullgari për transplantim veshkash janë 1028. Këtë vit janë bërë vetëm 22 transplantime veshkësh. Vetëm 8 prej tyre janë nga një donator i gjallë. Ndërsa 14 të tjerat janë siguruar prej kufomash, bëri të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..