Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova paraqiti në një briefing një projekt të Bashkisë së Sofjes, i cili parashikon ndërtimin në kryeqytet të një shtegu të gjatë 3 km për çiklizëm. Një pjesë e madhe prej tij do të kalojë në një mjedis parku. Ky është segmenti i parë i unazës së gjelbër të Sofjes, i cili do t’i lidhë lagjet Izgrev dhe Sllatina. Shtegu për çiklizëm do të kalojë në vijën e demontuar hekurudhore. Ideja është që ajo t’i lidhë të gjitha lagjet e kryeqytetit me parqet e qytetit. Sipas bashkisë projekti mund të realizohet që vitin tjetër. Ju rikujtojmë se më 27 tetor të këtij viti në vend do të zhvillohen zgjedhje lokale.
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj dhe kushdo mund të marrë pjesë duke regjistruar numrin dhe llojet e harabelave të vëzhguara në..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja dhe Greqia renditen pas saj. Liria e medias është e paqëndrueshme. Raporti i organizatës thotë se..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, por probabiliteti i reshjeve është i ulët. Temperaturat..
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e..
Ministri i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, është nisur për në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Munihut të Liderëve, njoftoi..
"Vëzrazhdane" për herë të tretë i paraqiti Asamblesë Kombëtare një propozim për të mbajtur një referendum për të ruajtur levin bullgar. Pyetja në të..