Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e jashtme e Indonezisë është në Bullgari për herë të parë pas 25 vjetësh

Foto: Zyra e shtypit e qeverisë

Ministret e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Indonezisë – Ekaterina Zaharieva dhe RetnoMarsudi diskutuan në Sofje marrëdhëniet dypalëshe në fushat e investimit, teknologjive të larta, tregtisë, kulturës, arsimit. Ishte nënvizuar  rritja e madhe e shkëmbimit tregtar, i cili gjatë vitit 2018 është rritur 190 për qind, kurse gjatë muajve të para të vitit 2019 – mbi 300 për qind. Rritje e madhe është regjistruar dhe në shkëmbimin turistik, i cili gjatë vitit të kaluar është rritur 24%. Kjo vizitë është e para e një ministri të punëve të jashtme të Indonezisë prej 25 vjetësh e këtej. Vizita sot vazhdon me forum dypalësh biznesi në Sofje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..

botuar më 25-06-19 7.35.MD
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe

Presidenti i Eurogrupit pret një konsensus për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë

Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..

botuar më 25-06-19 6.08.MD