Papunësia në Bullgari gjatë muajit gusht është 5,3% dhe mbetet e pandryshuar kundrejt muajit të mëparshëm, njoftuan nga Agjencia e Punësimit. Mbi një bazë vjetore llogaritet një pakësim 0.3%. Në fund të muajit gusht të papunët e regjistruar në zyrat e punës janë 172 643 veta. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2018 ata janë 11 319 më pak. Të papunët e rinj të regjistruar gjatë muajit gusht janë 21 645. Punë të re kanë filluar 14 512 të papunë. Vendet e lira të punës që janë deklaruar janë 17 244. Dy të tretat prej tyre janë në sektorin privat. Kërkohen kuadro kryesisht në industrinë e prodhimit, në arsim, në administratë, tregti, në fushën e shërbimeve dhe specialistë në industri.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..