Bletarë nga Rumania, Bullgaria, Turqia, Ukraina dhe Moldavia kërkojnë mundësi për zgjerimin e tregut për prodhimin e tyre në Ekspozitën Ndërkombëtare të Produkteve të Bletarisë në qytetin tonë bregdetar Varna. Qëllimi është krijimi i një rrjeti të përbashkët të prodhuesve, në të cilin ata do të shkëmbejnë informacion dhe përvojë në fushën e bletarisë biologjike dhe teknologjive. Vetëm kështu bletarët nga pesë shtetet do të mund së bashku të dalin në treg jo vetëm në regjion, por dhe jashtë tij. Ata kuptojnë se veç e veç nuk mund të sigurojnë sasi të mjaftueshme për eksport. Projekti “Rritja e tregtisë dhe modernizimi i bletarisë dhe i sektorëve të lidhura me të në rajonin e Detit të Zi” është financuar nga programi i quajtur “Deti i Zi 2014-2020”.
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..