Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Bullgari, një pjesë prej tyre vijnë me ide për biznes të vet në vendin tonë. Mirëpo, të huajt jo gjithmonë mund të çajnë rrugën përmes vështirësive të shumta të lidhura me gjuhën dhe me burokracinë bullgare.
Carlos Valensuela është avokat dhe ekonomist spanjoll, i cili punon këtu. Ai ka krijuar një kompani, e cila u ofron shërbime juridike dhe ekonomike firmave të huaja, të cilat interesohen për tregun bullgar.
Jetoj në Bullgari prej 5 vjetëve, sqaron zoti Valensuela. Në bazë të shkaqeve të lidhura me veprimtarinë time jetoj gjysme javë në Plovdiv dhe gjysmë javë në Sofje. Kështu mund të shijoj më të mirën e të dy qyteteve më të mëdha në Bullgari. Ikja ime nga Spanja dhe ardhja këtu qe një shans, me qenë se asnjëherë nuk e kisha menduar faktin të jetoj jashtë atdheut tim.
Bullgaria ka njëfarë avantazhesh përpara vendeve të tjera evropiane, kur bëhet fjalë për hapjen e një biznesi të ri.
Në vend të parë, kjo është taksa korporatave, e cila në Bullgari është vetëm 10%, derisa në Spanjë është rreth 30%, vuri në dukje Carlos Valensuela dhe vazhdoi: Përveç kësaj Bullgaria është një nga vendet me një përqindje më të lartë të studentëve në degën e ekonomisë në Bashkimin Evropian, kurse rrogat këtu janë akoma shumë më të ulëta në krahasim me standardet evropiane. Që të gjithë këta faktorë e bëjnë Bullgarinë një vend shumë tërheqës për investuesit e huaj.
Pavarësisht nga këto prioritete, për të huajt mund të dalë shumë e vështirë ta transferojnë biznesin e tyre ose të hapin një firmë të re në Bullgari.
Kur hapni një firmë, keni nevojë prej një përkthyesi, avokati, noteri, ekonomisti e kështu me radhë. Ajo të cilën e bëjmë ne është të mbledhim që të gjithë këta profesionalistë në një vend, kështu që sipërmarrësi i huaj të mos të duhet të kontaktojë me dhjetëra njerëz të ndryshëm, sqaron Carlos për sektorin e vet të biznesit: Në qoftë se duhet të përgjithësoj në një fjali, ne ndihmojmë të hapen dhe të zhvillohen biznese të reja në Bullgari.
Carlos vlerëson lart kuzhinën bullgare:
E vërteta është se çdo gjë më pëlqen. Më pëlqejnë qoftet, salsiçet e pjekura dhe patatet e skuqura me djathë të grirë, por gjëja më e preferuar prej meje pa dyshim është supa me të brendshmet e qengjit ose të viçit. Kjo është diçka shumë më e ndryshme nga të gjitha, të cilat i kemi në Spanjë dhe akoma në fillim fare e tërhoqi vëmendjen time, sepse një supë prej plëndësit të viçit nuk tingëllon shumë tërheqëse, por në fund të fundit, për mua kjo është gjëja më e shijshme për t’u ngrënë në Bullgari.
Si shtesë ndaj ushqimit, një moment tjetër i rëndësishëm gjatë përshtatjes në një shtet të ri është gjuha dhe këtë avokati spanjoll e ka përvetësuar shkëlqyeshëm. Unë e flas gjuhën bullgare, por ajo është shumë e vështirë, thotë Carlos në gjuhën bullgare, kurse pas kësaj vazhdon në gjuhën e tij:
Pas 5 vjetëve, duke jetuar përherë në Bullgari, duke zhvilluar biznes takime në gjuhën bullgare dhe duke punuar me dokumente bullgare, mund të them se jam i kënaqur nga niveli im. Për mua është një sfidë, kur flas në gjuhën bullgare me bullgarët, si në qytetet e mëdha, kështu dhe në vendet e vogla të populluara. Bullgarët i duan të huajt, të cilët janë në gjendje të shprehen në gjuhën bullgare dhe gjithmonë synojnë kur flasin me ty, t’i shqiptojnë fjalët në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, që të mundeni më lehtë t’i kuptoni. 90% nga shokët e mi janë bullgarë, sepse janë shumë miqësorë dhe është shumë e lehtë që të flitet me ta. Po të takoni bullgarë dhe miqësoheni me ta, ata mbeten miqtë tuaj për tërë jetën.
Foto: arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..