Me ftesë të kryetares së Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit Popullor të Bullgarisë Xhema Grozdanova për vizitë dyditore zyrtare në Bullgari ndodhet zonja Mimi Kodheli – kryetare e Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në kuadrin e saj ajo zhvilloi bisedime me përfaqësues të komisionit për politikën e jashtme, të komisionit për çështjet evropiane dhe kontrollin mbi fondet evropiane, të grupit për miqësi Bullgari Shqipëri në Legjislaturën e 44 të Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë. Krahas kësaj kishte takime me zëvendës kryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, me ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe me gjeneralin Konstantin Popov – kryetar të komisionit të mbrojtjes në parlamentin bullgar. Pak para përfundimit të vizitës zonja Kodheli i dha Radio Bullgarisë një intervistë të posaçme, në të cilën foli për takimet dhe temat e shqyrtuara në kuadrin e vizitës.
Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..
Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij , nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..
Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..