Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një Këshill Koordinues do të monitorojë luftën kundër korrupsionit

Këshilli i Ministrave
Foto: BGNES

Këshilli i Ministrave po krijon një mekanizëm kombëtar për monitorim të kundërvënies së korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, të reformës së gjyqësorit dhe epërsisë së ligjit.

Kjo është një masë e rekomanduar nga Komisioni Evropian në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontrollim. Monitorimi do të jetë në duart e Këshillit për Koordinim dhe Bashkëpunim. Institucionet e ndryshme, të cilat kanë detyra në fushat e përmendura do të ofrojnë informacion për përparimin e arritur në to. Këshilli do të punojë duke respektuar parimet e ndarjes së pushteteve. Pjesëmarrja në Këshill e organeve, të cilat nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv është vullnetare dhe është shenjë për bashkëpunimin e mirë dhe dialogun ndërmjet pushteteve, thuhet në vendimin për krijimin e mekanizmit kombëtar. Pranë Këshillit do të ketë dhe një Këshill Publik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Drejtësisë i paraqiti BE-së progresin në reformat gjyqësore

Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..

botuar më 25-10-17 10.27.PD

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..

botuar më 25-10-17 9.31.PD

Parashikimi i motit për 17 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..

botuar më 25-10-16 7.30.MD