Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një iniciativë e mirë rikthen rininë në Dollni Vadin

Tanimë 4 vjet me radhë banuesit e Dollni Vadin e japin hua fshatin e vet kundrejt përjetimeve të përbashkëta, jetës bashkë me të tjerët, fjalëve të mira të thëna mes miqve.

Dollni Vadin është një vend i qetë në Bullgarinë Veriperëndimore, në një hap nga lumi Danub. Deri në fshat të çon një rrugë jo shumë e mirë, por aty ka internet, 3 dyqane dhe mjek familjar i cili vjen njëherë në javë. Vetëm mungojnë fëmijët dhe nipërit, kurse qendra e rrethit – qyteti Vraca është 120 kilometra larg fshatit. Një ditë Anelia Radullovës i lind ideja t’ua “sjellë” njerëzve të moshuar atë që u mungon më tepër – njerëzit e rinj dhe frymën e qytetit të mbushur me njerëz. Kështu ajo vendosi ta japë hua fshatin e vet. 

“Fshat me hua” është një iniciativë për njerëzit, të cilët jetojnë në qytet dhe nuk kanë fshat, ku mund të shkojnë gjatë ditëve të pushimit – tregon Anelija Radullova, sekretarja e vatrës vendase të kulturës “Vetëdija 1927”. Gjatë viteve të fundit vëmë re se më shumë të rinj duan të kthehen në fshat për pak kohë. Prandaj vendosëm t’ua japim hua Dollni Vadinin për nga 10 ditë gjatë periudhës së verës vullnetarëve nga qyteti, të cilët të vijnë dhe jetojnë me ne dhe në këtë kohë t'u ndihmojnë njerëzve më të moshuar. Në fshatin tonë jetojnë rreth 140 veta dhe 80% prej tyre janë njerëz të moshuar, të cilët jetojnë në vetmi. E dimë se shumë fshatra bullgare po shpopullohen, sepse njerëzit kërkojnë punë në qytetet e mëdha dhe gjithnjë e më shpesh dhe jashtë shtetit, thotë Anelija Radullova dhe shton se i tillë është rasti me fëmijët nga Dollni Vadin. Dhe bashkëfshatarët e saj jenë të etur për komunikim me njerëz të rinj, të cilët t’u japin më shumë guxim, të bisedojnë pak me ta, t’i qetësojnë, të dëgjojnë historitë e tyre.

Gjatë vitit të parë kanë ardhur 11 vullnetarë. Gjatë vitit të dytë – 17 veta, të cilët janë përfshirë në ndërtimin e një skene në qendrën e fshatit Dollni Vadin. Vitin tjetër kanë mbërritur dhe ekspertë - fermerë, mjekë, historianë, madje dhe deputetë. Ata u kanë treguar vendasve për bujqësinë bilogjike, për preparatet për kopshtin dhe gjëra të tjera shumë interesante dhe të dobishme. Kurse gjatë kësaj vere miqtë i kanë ndihmuar gjyshet dhe gjyshërit për gjërat më të zakonshme në jetën e tyre.

Vatra e kulturës vendase po kështu mundohet me iniciativa të ndryshme të ndikojë pozitivisht mendimin e njerëzve nga fshati.

Ne jemi të kthyer shumë ndaj njerëzve - të jenë të informuar, të bëjnë gjëra të ndryshme, të mos mendojnë negativisht – thotë zonja Radullova. Dhe të mos heqin dorë nga jeta, pavarësisht se janë të moshuar apo të sëmurë. Kohët e fundit ndërtuam një shesh me vegla sportive për njerëzit të moshuar, ku merremi me sport në të hapur. Vazhdimisht bëjmë biseda, për shembull për ushqimin e shëndetshëm, për dëmet prej disa ilaçeve, si të përmirësojmë gjendjen tonë fizike. Tanimë dhjetë vjet e pastrojmë bregun e lumit Danub në rajonin e fshatit me ndihmën e vullnetarëve. Tek ne erdhën dhe piktorë të cilët pikturuan njërën prej çezmave, skenën dhe stacionin dhe u bë shumë bukur. Në përgjithësi përqendrohemi tek bashkësia vendase – vazhdojmë  të zhvillojmë folklorin tonë dhe të t’ua transmetojmë traditat fëmijëve, të cilët i kalojnë pushimet e verës në fshat.

Të shkelur njëherë në Dollni Vadin, vullnetarët kthehen dhe disa prej tyre madje planifikojnë që të blejnë një shtëpi të përbashkët në fshat. Tani të gjithë po përgatitijn për tubimin e fshatit më 21 shtator. Të moshuarit përsëri e venë buzën në gaz kur i shikojnë dhe gjithmonë tregojnë kujtime-për shembull sesi miqtë e ardhur kanë punuar kopshtin e tyre . Në fund i përcjellin me sy të përlotur.


Shumë dashuri, shumë ngrohtësi dhe ndihmë të përbashkët i japin njëri-tjetrit – thotë akoma Anelia Radullova. Dhe njëra palë dhe pala tjetër mbeten me ndjenjën se kur jep je më mirë , sesa kur qëndron i mbyllur në shtëpi. Nuk ka kufi midis brezave – jemi të sigurt në këtë, pavarësisht se na ndajnë mbase rreth 50 vjetëve. Të moshuarit komunikojnë shumë lehtë me njerëzit më të rinj dhe pasurohen bashkërisht. Njëra palë – për nga traditat, kurse të tjerët – për nga novitetet në qytet.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip; Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD