Një grup pune në kuadrin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh (ku bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe të organizatave profesionale) do të provojë të zgjidhë problemin e ashpër gjatë disa viteve të fundit lidhur me raportet e rreme mjekësore në vend. Sipas punëdhënësve mashtrimet me raportet mjekësore e dëmtojnë shtetin me rreth 200 mln euro dhe me prodhim të parealizuar për rreth gjysmë mlrd euro. Ata vënë në dukje se numri i raporteve mjekësore nga 1 350 mln gjatë vitit 2012 janë rritur deri në 2.750 mln gjatë 2018-ës. Sipas të dhënave të punëdhënësve dyfishimi është rezultat i abuzimeve me raportet mjekësore për shkak të kontrollit të ulët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Sigurimeve. Sipas tyre problemi mund të zgjidhet në qoftë se të paktën 3 ditët e para të raportit mjekësor janë për llogari të punonjësit, siç është praktika në disa shtete të tjera evropiane. Sindikatat deklaruan se nuk do ta lejojnë këtë.
Të enjten , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale në mëngjes do të jenë 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë rreth 11°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Në disa vende të izoluara, kryesisht në..
Në vitin 2024 Policia kufitare parandaloi më shumë se 52 500 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në Bullgari. Falë masave të marra nga “Policia Kufitare” – shtimi i patrullave dhe pajisjeve në kufi, presioni i migracionit u ul me 70%..
Me 13 vota “pro” dhe 2 “kundër” – ato të Georgi Bahanov dhe Dimitër Dimitrov nga kuota GERB, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi rillogaritjen e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2024, të kërkuar nga Gjykata..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..