Komisioni i Transportit i Parlamentit Evropian u dha dritë jeshile bisedimeve për pakon “Mobilitet” me Këshillin e BE-së dhe me Komisionin Evropian. Pas votës deputeti evropian nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve Petër Vitanov, i cili është anëtar i përhershëm i Komisionit të Transportit, komentoi se pakoja do të dërgohet për debat ndërinstitucional. Ambicia e deputetëve bullgarë mbetet kërkimi dhe gjetja e një kompromisi i cili t’i kënaqë edhe transportuesit bullgarë. Eurodeputeti nga Partia Popullore Andrej Novakov deklaroi se duhet të hiqen kategorikisht klauzolat për kthimin e shoferit dhe të automjetit në vendin-pikënisje (vendi i regjistrimit të kompanisë) në çdo katër javë. Më herët Ministri i Transportit Rumen Zheljazkov deklaroi se heqja e kësaj klauzole do të argumentohet me ndotjen e ajrit, gjë që mund të shkaktojë një veprim të tillë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..