Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Koresë së Jugut Kryeministri Bojko Borisov nderoi kujtesën e qytetarëve të vdekur koreanë në lëvizjen për pavarësinë në Luftën Kineze dhe në atë Vietnameze duke vënë kurora. Më vonë delegacioni bullgar vizitoi një qendër shkencore të koncernit korean për automobila Hyundai. Bullgaria i ka paraqitur palës kineze një ofertë për investime në vendin tonë për ndërtimin e një uzine për prodhim automobilash të Hyundai. Kryeministri Bojko Borisov shënoi se po pritet vendimi i bordit të drejtorëve të kompanisë. Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov nga ana e vet zhvillon bisedime për një uzinë për montim të gjuajtësve T-50 – një prodhim i përbashkët i Koresë së Jugut dhe i kompanisë amerikane “Lockheed Martin”.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..