Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Thomas Cook” falimentoi, turizmi bullgar humbet afro 50 mln euro

Foto: EPA/BGNES

Kompania Turistike Britanike (me pjesëmarrje kineze) “Thomas Cook”, e cila është më e vjetra dhe një prej më të mëdhave në botë, falimentoi dhe u krijoi probleme 600 000 turistëve në të gjitha skajet e planetit. Mirëpo, janë prekur jo vetëm turistët, por edhe hotelierët, të cilët deri para pak kohe prisnin me kënaqësi të madhe turistët e dërguar nga turoperatori. Kjo i përket edhe Bullgarisë, ku 350-450 mijë turistë vinin për pushimet e tyre verore në Bullgari nëpërmjet agjencisë britanike dhe filialit të saj gjerman. Kompania e saj e aviacionit zotëron mbi 50 për qind prej fluturimeve charter drejt aeroporteve në Varna dhe Burgas. Problemi në situatën në fjalë është se ka pak të ngjarë që hotelet bullgare të marrin paratë e tyre për fjetjet e turistëve.Kjo do të jetë një “cunami” për turizmin bullgar, sipas fjalëve të drejtorit të Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov para Radios Kombëtare Bullgare. Ai mendon se humbjet do të kapin shumën e 50 mln eurove. Kryetari i organizatës së pronarëve të hoteleve Pllamen Kopçev supozoi se disa hotele te ne mund të falimentojnë, “sepse këto janë shuma të stërmëdha, të cilat nuk dihet se kur do të paguhen.” Aktualisht në Bullgari ka 5 940 turistë, të cilët kanë mbërritur te ne me anë të kompanisë së falimentuar, bëri të ditur Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Ata po dërgohen në vendet e tyre nëpërmjet avio-kompanive të ndryshme.

Nuk i ecën mirë kësaj stine turistike në Bullgari. Verën u regjistrua një ulje e madhe e turistëve të huaj nga 3 deri në 6 për qind, gjë që u kompensua në një shkallë të madhe nga rritja e numrit të turistëve bullgarë – me 15 për qind, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Turizmit. Mirëpo, siç duket tani sektori duhet të gëlltitë hapen e hidhur të faturave të papaguara dhe të përballojë problemet serioze financiare. “Thomas Cook” nuk ka filial të vet bullgar dhe ka përdorur shërbimet e agjencisë turistike “Astral Holidays”. Kompania ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me disa prej hoteleve, gjë që do të vështirësojë edhe më shumë pagimin e shumave. Praktika e “Thomas Cook” është që të paguajë 60 ditë pasi turisti është larguar nga hoteli dhe meqenëse kompania e mbaron vitin financiar gjatë muajit shtator, zakonisht pagimet realizohen më 1 tetor, na tregoi hotelierja Rostisllava Dimitrova para sajtit “Dnevnik”. Hoteli i saj punon që nga krijimi i vet me “Neckermann”, pas kësaj edhe me turoperatoorin “Thomas Cook”, i cili e mori në zotërim “Neckermann”. Aktualisht turoperatori i falimentuar britanik duhet të kthejë 1.5 mln euro, ndërsa në hotel ende ka 209 turistë të tij. Rostisllava Dimitrova ka marrë sigurimet e “Thomas Cook” se do t’i marrë arkëtimet e pritshme gjatë muajit tetor. Polina Karastojanova, drejtoreshë ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, u bëri thirrje të gjithë turoperatorëve të prekur për të kërkuar ndihmë nga Bordi, sepse ai është në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në pagimin e shumave përkatëse.

Përveç dëmeve të drejtpërdrejta për turizmin bullgar mund të themi se ka të ngjarë që të mos realizohen udhëtimet e ardhshme të turoperatorit deri në fund të stinës. Ka pasur fluturime të planifikuara të “Thomas Cook” deri më 8 tetor. Siç duket edhe kontratat për vitin 2020 nuk do të mund të zbatohen.

Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova ishte ndër të parët, të cilët iu përgjigj lajmit për falimentimin e agjencisë turistike. Që të hënën ajo deklaroi se shteti e përkrah biznesin turistik bullgar dhe do të bëjë çmos për t’i mbrojtur interesat e tij financiare. Ndërsa të martën u zhvillua një takim i ngutshëm me pjesëmarrjen e të gjithë hotelierëve dhe turoperatorëve, të cilët punojnë me “Thomas Cook”, me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe me Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si dhe me të gjitha anët e interesuara. Biznesi ynë humbet miliona leva, vuri në dukje Ministrja Angellkova dhe shprehu shqetësimet e veta se ky falimentim mund të ketë efekt negativ edhe mbi stinën 2020.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD