Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev bisedoi me Donald Trump në Nju Jork

Foto: BGNES

Siguria në Evropën Juglindore, modernizimi i ushtrisë bullgare dhe rritja e investimeve amerikane në Bullgari janë disa nga temat e prekura gjatë takimit ndërmjet presidentit bullgar Ruman Radev dhe homologut të tij amerikan Donald Trump. Të dy biseduan gjatë pritjes zyrtare të administratës amerikane me rastin e sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Radev ka thënë se pret më shumë investime amerikane dhe bashkëpunim industrial pas marrëveshjes për blerjen e avionëve nga SHBA-ja. Sofja shpreson se do të ketë përparim dhe në negociatat për lehtësimin e regjimit të vizave për shtetasit bullgarë, nënvizoi presidenti ynë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Rosen Zhelyazkov: Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në iniciativat për forcimin e aftësive mbrojtëse të BE-së dhe NATO-së

Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..

botuar më 25-04-11 3.21.MD

Ndryshimet ligjore përshpejtojnë futjen e teknologjive digjitale në vendbanimet e vogla

Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..

botuar më 25-04-11 12.10.MD

Më pak aksidente rrugore në Sofje, këmbësorët – pjesëmarrës të rrezikshëm në trafik

Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..

botuar më 25-04-11 10.09.PD