Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u zhvillua një forum kushtuar Ballkanit. Sa u përket çështjeve të hapura historike Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva i tha Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se politikanët janë më të guximshëm se historianët. “Zoran, ne me ju kemi histori të përbashkët, e cila është një pjesë përbërëse e historisë së madhe të botës”, nënvizoi Zaharieva.
Zaevi e falënderoi Bullgarinë për këtë se e ndihmon Maqedoninë duke drejtuar vëmendjen e Bashkimit Evropian nga shteti i tij. “Me Bullgarinë nënshkruam Traktatin e Fqinjësisë së Mirë, me të cilin e njohim faktin se kemi një histori të përbashkët – mund të kemi vetëm dobi nga kjo gjë. Traktati me Bullgarinë më inkurajoi që të vazhdoj edhe më tej dhe të nënshkruaj Marrëveshjen me Greqinë, tha Zaevi. “Rezultatet e këtyre veprimeve janë fakt dhe tregtia me Bullgarinë është duke u rritur –16,5% gjatë vitit 2018”, shtoi Zaevi.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..