Që nga e marta e ardhshme – 1 tetor, Fondi Monetar Ndërkombëtar do të drejtohet nga Kristalina Georgjieva. Në këtë mënyrë ajo bëhet gruaja bullgare me post më të lartë në botë. Deri përpara pak kohe dhe zonja Irina Bokova, ish-drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, ishte në këtë shoqëri elitare.
Në praktikë Kristalina Georgjieva nuk kishte konkurrent për postin e drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar pasi francezja Christine Lagarde e liroi që ta marrë drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane. Është kureshtare të përmendet se që nga viti 1944, shefët i Bankës Botërore janë amerikanë, derisa ata të Fondit – evropianë. Tradita edhe këtë herë ishte respektuar, me qenë se Kristalina Georgieva është kandidatura e Bashkimit Evropian. Mbase këtu është vendi të sqarojmë se zgjedhja e Kristalina Georgievës për drejtoreshe të Fondit Ndërkombëtar Monetar, pavarësisht se i respekton traditat, fut dhe dy elemente të reja në praktikë. Deri vonë në krye të Fondit nuk mundej të qëndronte njeri në moshë më shumë se 65 vjeç, gjë e cila detyroi që posaçërisht për Georgievën ky rregull të ndryshohet me ngut, me qenë se bullgarja tani shpejt mbushi 66 vjeç. Noviteti i dytë është se për herë të parë këtë post e zë përfaqësues i një vendi nga të ashtuquajturat tregje të reja në zhvillim, të cilat gjatë viteve 90-të të shekullit të kaluar ishin shpëtuar ekonomikisht pikërisht nga Fondi Ndërkombëtar Monetar.
Fondi administron mjete me vlerë 1 trilionë dollarë dhe tani fjala përfundimtare për lëshimin e kredive për vendet në nevojë, hartimi i rekomandimeve dhe planet shpëtuese për shtetet në gjendje të keqe financiare dhe ekonomike, do të varet nga bullgarja, e cila është në krye të Fondit. Kjo përgjegjësi e madhe duket se nuk e tremb, me qenë se biografia e saj flet për një përvojë mjaft të madhe të grumbulluar gjatë viteve si dhe për kompetencat në këtë drejtim. Kristalina Georgieva ka përfunduar Ekonomi Politike në Institutin e Lartë Ekonomik në Sofje, ka mbrojtur tezën e doktoratës, ka qenë pedagoge në po këtë institut. Gjatë vitit 1993 ka filluar punë në Bankën Botërore, që të zërë gjatë vitit 2017 postin e dytë për nga rëndësia në këtë institucion financiar ndërkombëtar – atë të drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv. Përpara kësaj, që nga viti 2010 deri në vitin 2014 ajo ka qenë Komisionere evropiane, përgjegjëse për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndihmën humanitare, dhe më vonë – Zëvendëskryetare dhe Komisionere evropiane mbi buxhetin dhe burimet njerëzore. Kjo karrierë e shkëlqyer evropiane përfundon me dëshirë të saj, kur ajo është kthyer në Uashington, në Bankën Botërore.
Ekspertët dhe vëzhguesit mendojnë se Georgieva ka kualifikimin, njohjet dhe aftësitë e duhura, të domosdoshme për një drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ajo zotëron përveç gjuhës bullgare dhe gjuhën ruse (është përgjigjur dhe për Rusinë në Bankën Botërore) dhe gjuhën angleze. Nga pikëpamja politike ajo është mesatarisht e djathtë dhe i simpatizon Partisë Popullore Evropiane.
“Po pres me padurim të punojë me të gjitha 189 vendet-anëtare, me Këshillin Ekzekutiv dhe nëpunësit e tij me të gjithë partnerët tanë gjatë viteve të ardhshme”, tha drejtoresha e re e Fondit Ndërkombëtar Monetar, bullgarja Kristalina Georgieva.
Me prioritet në mandatin e saj 5-vjeçar do të kontribuojë që shtetet të pakësojnë deri në minimum rrezikun nga krizat dhe të jenë gati për përballimin e krizave eventuale. Një qëllim afatgjatë i Fondit Monetar Ndërkombëtar nën drejtimin e saj do të jetë të mbështesë politikat e shëndosha monetare, fiskale dhe strukturore për ndërtimin e ekonomive më të forta dhe për përmirësimin e jetës së njerëzve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..