Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në Sofje me princeshën e Jordanisë Dana Firas, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë e UNESKO-së dhe kryetarja e “Petra National Trust” – organizata më e vjetër joqeveritare në Jordani për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Bashkëbiseduesit ua kushtuan vëmendje të veçantë zhvillimit të turizmit kulturor dhe historik dhe programeve për edukim në frymën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore që në moshë sa më të re.
Kryeministri nënvizoi se qeveria e tij e përkrah idenë për lidhje të pathyeshme midis kulturës dhe turizmit, i cili formon rreth 12% prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe bashkë me veprimtaritë e tij shoqëruese siguron 11 për qind prej punësisë në vend.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..