Dhoma Bullgare e Industrisë po fillon një projekt për inkurajimin e njerëzve, të cilët dëshirojnë të punojnë pas mbushjes së moshës. Projekti “Veprimet e përbashkëta të partnerëve socialë për përshtatjen e mjedisit të punës ndaj nevojave specifike të njerëzve të moshave të ndryshme” financohet me mbi 850 mijë euro nga Fondi Social Evropian në kuadrin e Programit Operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore”. Projekti do të realizohet nga Dhoma Bullgare e Industrisë në partneritet me Konfederatën e Sindikatave të Pavarura në Bullgari gjatë 2 vjetëve të ardhshme. Projekti do të mbështesë 10 sektorë të ekonomisë, 120 ndërmarrje dhe 2000 të punësuar. Nga Dhoma e Industrisë citojnë të dhënat demografike, sipas të cilave punonjësit më të moshuar në moshë nga 55 deri më 65 vjeç e më shumë, përbëjnë shumicën e punëtorëve në Bullgari. Gjatë vitit 2003 ata kanë qenë 12%, derisa gjatë vitit 2019 – mbi 23% të të punësuarve në vend.
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..
Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..