Greqia, Qiproja dhe Bullgaria organizojnë “Nismën për Itinerarin e Migrantëve në Mesdheun Lindor”. Ajo do të prezantohet në Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së më 7 dhe 8 tetor në Liksemburg.
Kjo është iniciativa e parë e vendeve-anëtare të BE-së, të cilat ndodhen në “linjën e parë” të itinerarit të refugjatëve. Shtetet-parashtruese kërkojnë masa konkrete në BE për shpërndarje të drejtë dhe solidar të migrantëve, për politikë të fortë për kthimin e të huajve në shtetet e origjinës së tyre dhe për financim suplementar të vendeve më të prekura që ndodhen në rrugën e klandestinëve. Athina, Nikozia dhe Sofja kërkojnë që të parashikohen më shumë fonde nga buxheti i Komunitetit deri në vitin 2026 për përballimin e situatës së lidhur me valën e migrantëve.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..