Në Sofje, në sallën për ekspozita të Magazinit Qendror Universal /MAPO/ deri më 13 tetor, për herë të 16-të të radhës po zhvillohet ekspozita “I besoni prodhimit bullgar”. Dhjetëra prodhues bullgarë, tregtarë dhe sipërmarrës, propozojnë produkte të ndryshme bullgare. Më të shumta janë firmat, të cilat merren me kozmetikë, ushqime dhe pije, si dhe ato për konfeksion, prodhime të trikotazhit dhe të lëkurës. Vizituesit mund të blejnë veshje sportive dhe elegante për stinën e vjeshtës dhe të dimrit me çmime atraktive, dhe po kështu të blejnë çanta dhe këpucë prej lëkure, si dhe modele të reja të kapelave dhe aksesorëve, rroba të punuara me dorë dhe shalle me ornamente bullgare.
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..