49,8% prej bullgarëve, të cilët kanë punuar në përputhje me legjislacionin bullgar gjatë vitit 2018 kanë paguar sigurimet e tyre të detyrueshme të llogaritura në bazë të pagës minimale për vend, shpalli Ministri i financave Vlladisllav Goranov.
6,15% prej bullgarëve, të cilët paguajnë tatime kanë deklaruar të ardhura mbi 4500 euro – që është një tregues i lartë në krahasim me pagën minimale për vend – 261 euro. Në të njëjtën kohë 47,7% prej bullgarëve me të ardhura të larta gjithashtu kanë paguar kontributet e tyre të sigurimeve të llogaritura në bazë të pagës minimale, nënvizoi Goranovi.
Nga të dhënat e Ministrisë së Financave për vitin e kaluar 2018 bëhet e qartë se 3 135 844 bullgarë kanë paguar tatim mbi të ardhurat e personave fizikë. Gjithsej tatimet e mbledhura kanë qenë me vlerë të përbashkët 1,73 mlrd. euro.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..