Bullgaria është në vendin e pestë në Evropë për nga sasia e mbetjeve për frymë të popullsisë, tregon statistika e Eurostatit. Sipas të dhënave të vitit 2016 në përputhje me numrin e popullsisë së vet Bullgaria dhe Rumania hedhin më shumë plehra. Evropës i bien 5 tonë mbeturina në vit për frymë të popullsisë, derisa Bullgarisë - 17 tonë. Sipas Eurostatit 36,4% prej mbeturinave janë prej veprimtarive ndërtimore, 25,3% - prej industrisë së minierave, 10% prej prodhimeve të tjera dhe vetëm 8,5% janë mbetjet e hedhura nga familjet. Bullgaria është ndër 6 shtetet në BE me përqindje më të lartë të mbeturinave, që janë rrjedhojë e veprimtarisë prodhuese. Në të njëjtën kohë shteti zë vendet e para edhe për nga përqindja e mbeturinave të rrezikshme. Bullgaria është dhe nga vendet, të cilat nuk i përpunojnë plehrat e veta, por i gropos në depo.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..