Qeveria bullgare miratoi propozimin për nisjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva shpjegoi se Sofja do të insistojë për zhvillimin e negociatave me dy shtetet paralelisht, sepse ndarja e tyre në këtë proces mund të çojë në paqëndrueshmëri në regjion. Zaharieva komentoi se Bullgaria gjithmonë ka përkrahur integrimin evropian dhe atlantik të Ballkanit Perëndimor, natyrisht duke respektuar kushte të caktuara.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..