Qeveria bullgare miratoi një listë me kushte për Maqedoninë e Veriut, të cilat Shkupi duhet t’i zbatojë para se të fillojnë negociatat reale me vendin për integrim në BE. Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zharieva deklaroi se Sofja do të bllokojë fillimin e bisedimeve me Shkupin, në qoftë se Maqedonia e Veriut nuk deklaron se heq dorë nga pretendimet e saj për ekzistencën e minoritetit maqedonas në Bullgari. Vendi ynë ngul këmbë gjithashtu që Shkupi të kufizojë gjuhën e urrejtjes në mediat publike të financuara nga shteti, të ndryshohen librat mësimorë të historisë dhe të gjeografisë dhe të rehabilitohen viktimat e regjimit komunist në Jugosllavi, të persekutuar për shkak të vetëdijes së tyre bullgare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..