Numri i nxënësve dhe të rinjve në Bullgari, të cilët e kanë braktisur shkollën, është pakësuar në krahasim me vitin 2009 – nga 14,7% në 12,7%, por ai ende është mbi atë mesatar për BE-në - 10,6%. Vetëm 84% prej fëmijëve marrin arsim dhe kujdes në moshën e hershme, ndërsa afro gjysma e bullgarëve të moshës 15 vjeçe kanë vështirësi me leximin dhe matematikën. Prestigji i profesionit të mësuesit është i ulët, ndërsa mosha mesatare e mësuesve – e lartë. Mësuesit bullgarë nuk janë përgatitur mirë. Të rriturit, të cilët vazhdojnë të arsimohen, janë shumë pak - 2,5%. Këto janë disa prej përfundimeve për Bullgarinë të prezantuara në forumin vjetor të arsimit të BE-së. Bullgarisë i rekomandohet përshpejtim i reformave të filluara arsimore.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..