Me 129 vota “pro”, katër “kundër” dhe një “abstenim” Parlamenti bullgar miratoi deklaratën në përkrahje të fillimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE, por me disa kushte të veçanta. Me dokumentin në fjalë deputetët u bënë thirrje autoriteteve në Maqedoninë e Veriut për të aplikuar në mënyrë efektive, pa vonesë dhe me vullnet të mirë Traktatin dypalësh të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017. Sa u përket autoriteteve në Shqipëri deputetët bullgarë këmbëngulën për garantimin maksimal të së drejtës së minoritetit bullgar për ta mësuar pa pengesa administrative bullgarishten si gjuhë amtare, kudo në vend ku ka pakicë bullgare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..