Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 mijë bullgarë do të mbeten pa punë deri më 2023, në se hyn në fuqi “Mobiliteti” i BE-së

Foto: БГНЕС

53% prej të gjitha kurseve të detyrueshme të transportuesve të mallrave do të jenë me mauna pa mallra – kjo do të thotë se ato nuk do të sjellin të ardhura për kompanitë e transportit, përkundrazi – do të gjenerojnë vetëm humbje. 14 000 nëpunës do të humbin punën e tyre deri në vitin 2023, po të hyjë në fuqi paketa “Mobiliteti I” dhe në se pozita e Bullgarisë nuk merret parasysh. Këto të dhëna janë ofruar nga rrjeti global KPMG, pas anketës së zhvilluar në sektorin e transportit, dhe ato ishin prezantuar në Ministrinë e Transportit.

Kompanitë do të duhet të rritin shpenzimet e tyre operative për pushimin e shoferëve jashtë kabinës së kamionit dhe për përdorimin e parkingjeve, për karburante dhe për dieta. Kështu bizneset e vogla nuk do të mund të vazhdojnë të punojnë, kurse të mëdhatë do të zhvendosin selitë e tyre në vende të tjera të BE-së.

12 700 kompani në Bullgari punojnë në sektorin e transportit tokësor. 75% prej tyre janë firma të vogla, të cilat disponojnë me jo më shumë se 5 kamionë. Të punësuarit në to janë 42 500 veta me pagë mesatare mujore 1750 euro. 25 800 automjete bullgare kanë qarkulluar në territorin e Evropës gjatë vitit 2018. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD