Bullgaria mori pjesë në ekspozitën më të madhe të ushqimeve në botë, e cila zhvillohet një herë në dy vjet në Këlln të Gjermanisë. Para Radios Kombëtare Bullgare Antoaneta Bozhinova, drejtoresha ekzekutive e Bashkimit të Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve, e cila ka marrë pjesë në ekspozitë tha se kjo është “një vitrinë botërore e ushqimeve”. Tetë kanë qenë firmat bullgare pjesëmarrëse në të dhe një pjesë prej produkteve të tyre kanë qenë në segmentin më të lartë të tregut evropian – produktet biologjike. Interes të madh kanë provokuar produktet tona të thara, të cilat janë një tendencë aktuale në treg. 160 000 vizituesit e ekspozitës patën mundësi të njihen me produktet tona autentike si ljutenica (salcë me domate dhe speca) dhe kosi.
Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu i quajnë nuset e kësaj zone të veshura dhe të “vizatuara” enkas për dasmën. Konkursi “Zonja Gelina..
Në një deklaratë për media me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit për regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të stilit të vjetër në regjistrin e besimeve fetare, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka deklaruar kategorikisht se Kisha..
Pas një jave të vuajtjes së mijëra njerëzve dhe qindra vendbanimeve pa rrymë elektrike, anëtarët e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave të japin dorëheqje, bëri thirrje lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski në një deklaratë për..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..