Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit, duke përfshirë dhe ato financiare, deri në dorëzimin e dorëheqjes së kryetarit të tij Borisllav Mihajllov. Këtë e tha Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ai vuri në dukje se gjatë disa viteve të fundit qeveria bullgare ka bërë shumë për zhvillimin e futbollit bullgar, janë ndërtuar fusha të reja futbolli, janë siguruar mjete për zhvillimin e skuadrave për fëmijët dhe adoleshentët. Vendimi u mor pas ndeshjes së kualifikimeve për EURO 2020, e cila u luajt dje në Sofje midis Bullgarisë dhe Anglisë dhe mbaroi me rezultat 0:6. Kjo është humbja më e rëndë e Bullgarisë si mikpritëse në një ndeshje zyrtare. Ndeshja ishte quajtur “një spektakël shqetësues dhe helmues” nga mediat angleze, për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj rivalëve. Asociacioni i Futbollit në Angli i bëri thirrje UEFA-s për të hetuar ngjarjen, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan i drejtoi apel Centralit Evropian të Futbollit nëpërmjet Twetter për tërheqjen e Bullgarisë nga të gjithë turnetë zyrtarë.
Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov deklaroi se nuk do ta japë dorëheqjen e kërkuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Ditën e premte Bashkimi Bullgar i Futbollit do të ketë mbledhje dhe pas kësaj Mihajllov do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të mediave, bëri të ditur Radioja Kombëtare Bullgare.
Mirëpo, pak më vonë u njoftua se Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqje. Ajo do të parashtrohet para anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e së premtes, shënohet në sajtin e Bashkimit Bullgar të Futbollit.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy..
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën..
Bullgaria fitoi dy medalje argjendi nga Kupa Botërore e Boksit në Varshavë. Nënkampionia evropiane Zllatisllava Çukanova fitoi medaljen e argjendtë në..