Kryeministri Bojko Borisov thirri ngutshëm Këshillin e Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave, që të shqyrtohet situata e ndërlikuar në Siri dhe rreziqet për Bullgarinë si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit. Pasi e informoi Presidentin Rumen Radev për debatet, Kryeministri vuri në dukje se në kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe me Turqinë nuk ka asgjë shqetësuese dhe presioni i migracionit po vazhdon të jetë zero. Sa për operacionin ushtarak të Turqisë në Siri qeveria vazhdon të jetë e mendimit se ajo duhet të ndërpritet dhe se duhet të kërkohet zgjidhje e konflikt vetëm me anë të diplomacisë.
Në Këshillin e Sigurisë marrin pjesë zëvendëskryeministrat, ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes dhe të financave, shefi i mbrojtjes dhe udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës, gjë që flet për nivelin e madh të shqetësimit. Në rastin konkret shqetësimet janë rrjedhim i një sërë ngjarjesh dramatike gjatë 24 orëve të fundit. SHBA-ja i bënë thirrje Ankarasë për ta ndërprerë invazionin dhe të tërheqë 1000 ushtarakë të saj nga Siria e Veriut, duke e kërcënuar Turqinë me sanksione të mëdha. BE-ja dënoi veprimet ushtarake në Siri dhe vendosi të kufizojë tregtinë e Turqisë me armë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se operacioni turk mund të destabilizojë tërë regjionin, por Presidenti turkRecep Tayyip Erdoğanshprehu një vlerësim krejt të ndryshëm, se operacioni do të kontribuojë për sigurinë regjionale dhe globale. Në këtë situatë Sofja ka frikë nga një tension më i madh i marrëdhënieve me Turqinë dhe për këtë shkak në Luksemburg Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva apeloi që “kanalet për komunikim me Ankaranë të mbeten të hapura”.
Para disa ditësh Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi se po rriten provat për hyrje ilegale në Bullgari nga Greqia, por në të njëjtën kohë konstatoi presion zero nga Turqia. Që prej kohe qeveria pohon se Ankaraja i zbaton angazhimet e saj në kuadrin e Marrëveshjes me BE-në për ndalimin e presionit të migrantëve dhe dje në mbledhjen e fundit të Këshillit për “punët e jashtme” në Luksemburg Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva e ripohoi këtë pozitë. Ndërkaq, në Sofje Zëvendëskryeministri i Sigurisë dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov theksoi se Sofja nuk përjashton mundësinë e një presioni të madh migrantësh në çdo një moment, sepse veprimet luftarake në Siri po vazhdojnë dhe në një situatë të tillë gjithmonë mund të nisin grupe të mëdha njerëzish që të shpëtohen në një ose tjetër drejtim. Mirëpo, Zëvendëskryeministri vuri në dukje se madje në rrethana të tilla Bullgaria nuk duhet të luajë rolin e iniciatorit të vendosjes së sanksioneve ose të shprehjes së pozitave të ashpra. Sipas fjalëve të vetë Kryeministrit vendi ynë do të humbasë miliarda në raste sanksionesh eventuale kundër Turqisë. Në deklaratat e tij pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Borisov nënvizoi se Bullgaria është kundër operacionit të Turqisë në Siri, por të do vazhdojë ta përkrahë Marrëveshjen e saj për refugjatët me BE-në derisa ajo respektohet 100 për qind nga ana turke. Pas këtyre fjalëve mund të bëjmë përfundimin se tani për tani pozitat e Sofjes në plan ndërkombëtar mbeten të pandryshuara. Në plan të brendshëm veprimet e autoriteteve bullgare do të vazhdojnë të jenë në drejtim të monitorimit të vëmendshëm të kufijve me Turqinë dhe Greqinë me gatishmëri për aplikimin e planeve operative të veprimit në rast një presioni të madh migrantësh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..