Vetëm mediat e lira dhe të pavarura politikisht dhe ekonomikisht mund t'u kundërvihen proceseve të rrezikshme, të cilat kërcënojnë demokracinë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me drejtorin e përgjithshëm të Deutsche Welles Peter Limbourg, i cili është për vizitë në Bullgari. Në takimin e zhvilluar në rrugën “Dondukov 2” mori pjesë dhe ambasadori i Gjermanisë tek ne Christoph Eichhorn, njoftoi sekretariati i shtypit i udhëheqësit të shtetit. Të dy shqyrtuan metodat për garantimin e pavarësisë financiare dhe politike të mediave, në këtë numër dhe formimin e buxheteve të mediave publike, sfidat përpara standardeve profesionale gazetare në mjedisin konkurrues të rrjeteve sociale, si dhe inkurajimin e shkrim-leximit mediatik të auditorit.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..