Presidenti Rumen Radev filloi nismën e re për inkurajimin e aktivitetit fizik dhe sportit ndër fëmijët dhe të rinjtë në Bullgari. Emri i saj është “Bëj sport me Presidentin”.
“E rëndësishmja është që të mos flasim vetëm për sportin, por të angazhohemi në të vërtetë me këtë kauzë në emër të të rinjve dhe të tregojnë shembullin tonë personal”, deklaroi kreu i shtetit. Sipas Radevit të rinjtë duhet të dalin nga hapësira e rrezikshme e rrjetit virtual dhe të lidhen me një rrjet tjetër të njerëzve me interesa të përbashkëta, me të cilët të ushtrojnë sporte. “Po të duam të kemi një komb të shëndetshëm dhe të aftë për punë, duhet të investojmë në profilaksi dhe në sporte”, tha Presidenti.
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë..