Më 19 tetor Bullgaria ortodokse shënon nderin e mbrojtësit të saj qiellor Shën Ivan Rillski /876-946/.
Deri në moshën 25 vjeç ai ka qenë bari i zakonshëm.Ka hedhur poshtë qëllimin për pasuri, ndërsa lakmia dhe zilia sipas tij kanë qenë veset më të mëdha, të cilat i kanë penguar njerëzit në rrugën e lartësimit të shpirtit. Ka jetuar në kohën e mbretit bullgar Petër I dhe në fundin e jetës së tij ka themeluar një prej manastireve më të respektuara nga të gjithë bullgarët – Manastirin e malit Rilla.
Jeta e tij ka kaluar në një periudhë tepër të vështirë për njerëzit, në kushtet e pabarazisë sociale për shkak të sistemit të zhvilluar feudal. Vetë mbreti Petër ka treguar respektin e vet të madh ndaj shenjtorit, duke ndërmarrë udhëtimin e gjatë nga kryeqyteti i atëhershëm i Bullgarisë – Veliki Presllav, deri në malin Rilla, për ta parë shenjtorin dhe për t’i dëgjuar fjalët e tij të urtë. Sot lipsanët e Ivan Rillskit ruhen në Manastirin e Rillës.
19 tetor është gjithashtu dita e mjekëve bullgarë dhe festa e Seminarit të Sofjes “Shën Joan i Rillës”.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..