Në prani të Kryeministrit Bojko Borisov u inaugurua rrjeti i zgjeruar gazsjellës i Bullgarisë në sektorin që nga kufiri me Turqinë deri në stacionin “Stranxha”. Infrastruktura e re është e domosdoshme për lidhjen e rrjetit gazsjellës ndërkombëtar me gazsjellësin “Rryma Turke”. “Po ndërtojmë dhe i japim Bullgarisë mundësi për t’u bërë përsëri qendër kryesore gazsjellëse. Prandaj u propozuam partnerëve tanë që kjo rrymë të quhet “Rryma Ballkanike”, tha Kryeministri Bojko Borisov. Ai vuri në dukje gjithashtu se kjo është “një autostradë politike gazi dhe se atje ku ka interesa të mëdha ekonomike, nuk ka luftëra”. Në fillim të shtatorit “Bulgartransgaz” nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e gazsjellësit përmes Bullgarisë me firmën saudite “Akrad”. Sipas prognozave transportimi i gazit nga kufiri turk deri në atë serb përmes Bullgarisë duhet të fillojë që gjatë vitit 2020. Ndërtimi i segmenteve të reja është në qendër të vëmendjes së strategjisë së re energjetike deri në vitin 2020, me të cilën Ministria e Energjetikës ka qëllim t’u përgjigjet kushteve të ndryshuara të tregut të Ballkanit. Projekti për zgjerimin e infrastrukturës së transportimit të gazit nga kufiri bullgaro-turk deri në atë bullgaro-serb përbën një pjesë prej konceptit të qeverisë bullgare për qendrën shpërndarëse të gazit "Ballkan".
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave sociale të flotiljes. Marina izraelite kapi anije nga flotilja humanitare “Global Sumud”. "Emri im..
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..