Në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u inaugurua ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” Ekspozita prezanton 40 fotografi të vjetra të Tiranës që nga viti 1920 kur ajo u bë kryeqytet i Shqipërisë dhe përfshin periudha të ndryshme të zhvillimit të kryeqytetit. Fotografitë janë siguruar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, ndërsa aktiviteti realizohet në bashkëpunim mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Universitetit të Sofjes.
Zëvendësrektori i Universitetit doc. dr. Georgi Vëllçev përshëndeti të pranishmit duke shprehur kënaqësinë e vet për paraqitjen e ekspozitës interesante në godinën e Universitetit të Sofjes.
Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, Shkëlqesia e saj Donika Hoxha, vuri në dukje nga ana e vet se Tirana është themeluar që në vitin 1614 dhe rikujtoi shkurtimisht momentet më të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ambasadorja u kushtoi vëmendje monumenteve të rëndësishme historike të qytetit, bulevardeve të mëdha dhe shesheve të Tiranës, godinave të institucioneve kulturore, duke përmendur emrat e arkitektëve të cilët kanë kontribuuar për pamjen e sotme të qytetit.
Ekspozita mund të shihet deri më 25 tetor 2019.Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..